‘Heqin’ këpucët; Të rinjtë e PD dhe LSI, protestë para parlamentit
E ndërsa ditën e sotme mbahet seanca e përjavshme parlamentare, të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Rinore për Integrim, protestojnë me një simbolikë të veçantë që tregon largimin e të rinjve dhe shqiptarëve nga vendi si pasojë e keqqeverisjes.
Të rinjtë e forumeve kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga vendi dhe do ti vendosin përpara Parlamentit.
Kësaj simbolike do ti shtohen edhe flamujt e vendeve ku shqiptarët kanë emigruar më së shumti.
Por simbolika e këpucës sipas tyre, tregon edhe shtypjen që qeveria i ka bërë të rinjve duke iu vrarë shpresën, duke mos iu ofruar mundësi punësimi, arsim cilësor dhe duke mos i garantuar një të ardhme të sigurt në vendin e tyre.
Ata thonë se nuk do të dorëzohen derisa vendi të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, si themeli i thirrjes “Për Shqipërinë si gjithë Europa”.
Ndërkohë në orën 18.00 të pasdites së sotme PD dhe LSI, do të mbajnë protestë kombëtare, ku do të bllokohen disa prej akseve kryesore në vend.
Fraksion.com