Hajdari Ramës: Duhet të druheni nga opozita e re
Ish deputetja e PD-së Rudina Hajdari deklaroi se këta politikanë në sallë, shumica e tyre jo të gjithë se kam respekt për disa prej jush, nuk kanë bërë asgjë për Shqipërinë.
Ajo tha se ata janë arsyeja pse jemi ne sot këtu dhe të dalësh këtu e të flasësh përralla me mbret, të japësh histori batuta që qeshin disa deputetë të tjerë që se dinë a të qeshin a ajo, është për të ardhur keq.
“Është ky kryeministër që thotë hajde debatojmë ide. Ku i keni idenë? Pse merreni me Bashën, Kryemadhin e Berishën? E morëm vesh, ata kanë pasur eksperiencën e tyre, problemet e tyre, abuzimet e tyre, janë provuar, dhe shqiptarët nuk i kanë besuar, kështu treguan edhe zgjedhjet e fundit. Ato zgjedhje ishin legjitime, se firmosën, dhe pas dy vitesh vijnë këtu dhe thonë që nuk janë legjitime. Ne kemi mundësi të kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme? Jo! Se kemi pasur zgjedhje që nuk janë pranuar edhe nga ju.
Në 2009 zotëri ju me grupin e PS e shitët Shqipërinë me marrëveshjen e 2008. Më thoni dot sot pas asaj marrëveshje, si në grupin tuaj, keni deputetë më të denjë se ç’keni pasur më parë? Përveçse keni deputetë që ju binden dhe qeshin pas batutave tuaja, unë nuk shikoj ndonjë ndryshim tjetër.
Marrëveshja e fundit e opozitës joparlamentare është për të ardhur, keq, e gabuar. Unë jam kundër bojkotit, nuk mund të shkojmë dot në zgjedhje duke bojkotuar. Duhet të marrim fund metodat antikushtetuese në një vend që kërkon të futet në BE. Duhet të tregojmë të gjitha poalët vullnetin për ta zgjidhur këtë krizë. Nuk mund thjesht të kritikojmë për opozitën që tashmë është jashtë parlamentit. Ka qytetarë të ndershëm që kërkojnë që kjo mazhorancë t’i japë më shumë dritë këtij vendi.
Ju thoni që nuk jeni arrogantë dhe jeni të vendosur, për çfarë? Që shqiptarët të braktisin Shqipërinë? Që të bëni tenderë pa konkurrencë? Që t pasuroheni edhe për 7 breza të tjerë dhe kur të ikni të jeni rehat ju dhe familja juaj?
Shqipëria sot sipas llogarive të mia duhej të ishte në BE. Ne nuk jemi.
Do kërkoja me përulje dhe të pranoni ftesën time që t’i jepni fund kësaj krize, asnjë nuk do që ne të kemi përballje civile. Kemi kaluar shumë në këtë vend, kemi pasur situata të vështira, dhe ne me vullnet të plotë mundemi dhe duhet ta evitojmë këtë situatë. Nuk mund të themi thjesht ka kaq ndëshkim për këtë që bën atë dhe kaq për këtë. Duhet vullnet reale.
Qëndruam në Kuvend për të mos e çuar vendin në përplasje civile. Të më dhembte mua do t’i dhembte mua dhe çdo shqiptari, ne duhet të heqim dorë nga ky lloj kërcënimi.
Eksizton një opozitë tjetër që është kundër jush që keni në këtë parlament vite të tëra dhe nuk keni sjellë asnjë ndryshim, ekziston një shoqëri civile që ju nuk e përfillni, ekzistojnë të rinj që nuk përndyen me pseudo-paktet tuaja që nuk sjellin asnjë ndryshim, qytetarë që duan ndryshimin e vërtetë të vendit. Këta janë opozita reale dhe prej tyre duhet të druheni. Kjo opozitë herët a vonë do fitojë”, tha Hajdari.
Fraksion.com