Grabitja në Rinas; Merret në pyetje gruaja gjermane e Renaldo Sulës
Hetimet për zbardhjen e megagrabitjes në Rinas janë në vijim e sipër. Ndërsa deri më tani janë pesë të arrestuarit që kanë lidhje me ngjarjen, policia ka thirrur për të dëshmuar edhe bashkëshorten gjermane të njërit prej tyre, Renaldo Sulës.
Nuk dihet lidhja që mund të ketë kjo e fundit me ngjarjen, por mësohet se shtetësja gjermane po jep dëshminë e saj në këto momente.
Po dje policia tha se po heton një ish-police, 31-vjeçare me inicialet E.B., e cila dyshohet të ketë djegur furgonin e tretë të përdorur për grabitjen e 9 Prillit në afërsi të Bathores, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes së policisë. E reja është ende e dyshuar e policisë që po hetohet në gjendje të lirë.
Të arrestuar për grabitjen janë: Alkond Bengasi; Renaldo Sula; Oltian Veseli; Saimir Çela; Elton Pikli. Ndërsa Admir Murataj, personi që konsiderohej si truri i grabitjes, mbeti i vrarë në tentativën për t’u arratisur me furgonin e modifikuar “Hetimi Tatimor”. Në kërkim janë edhe disa persona të tjerë si Klement e Eldi Çala, por edhe dy shtetas nga Kosova.
Fraksion.com