Digjet makina e zyrtarit të Hipotekës në Laç, dyshimet
Makina e një zyrtari të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Laç është përfshirë nga flakët.
Sipas të dhënave nga policia e Kurbinit, bëhet fjalë për mjetin e shefit të personelit pranë Hipotekës në Laç, Klevis Berhani.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të natës kur mjeti ka qenë i parkuar dhe ka shkaktuar panik të familjarët dhe banorët e tjerë në zonë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve pasi dyshohet se ngjarja është e qëllimshme dhe ka lidhje me detyrën e Berhanit.
Fraksion.com