“Bindja Demokratike”, Rama: Patozin e futi Saliu në zgjedhje, Bashën e ka për rrugë
Kryeministri Edi Rama ka folur sot për akuzat politike se është ai pas vendimit për të krijuar Partinë e “Bindja Demokratike” e Astrit Patozin.
Rama tha se Astrit Patozin e ka futur Sali Berisha në zgjedhje. Sipas tij Berisha ka vendos që një çun do jetë në rrugë (Bashën), ndërsa një çun në zgjedhje(Patozin).
“Na doli tani se unë paskam formuar ‘Bindjen Demokratike’?! Pse jo Saliu, se ku ndryshon Patozi nga Saliu dhe Luli. Ata merrnin pjesë në aferat e qeverisë, Astriti vinte këtu me duar në xhepa dhe u bënte avokatin. Patozin e futi Saliu në zgjedhje. Një çun për rrugë dhe një për zgjedhje. Mirë çfarë hoqëm me PD, pse na u dashka të krijonim një PD tjetër tani?!”, u shpreh Rama.
Kryeministri foli dhe për akuzat se ai e ka nxitur Rudina Hajdarin që të mos dalë nga Parlamenti. “Me zonjën Hajdari nuk kam folur asnjëherë, vetëm e kam parë atje. Me zonjën Hajdari bëjnë të njëjtën gjë që bënin me të atin e zonjës Hajdari. Ata harrojnë çfarë i bënte Baca Azem Hajdarit? Patozi më ka akuzuar në parlament se e hoqa unë nga listat e 2017.
Pse faji im ishte që Saliu do të zgjidhte mes çunit me duar në xhepa (Patozi) dhe atij me xhepat plot(Bashës). E keni dëgjuar Saliun nuk thotë asgjë për Patozin, zgjedhje e lirë thotë, pra Bindje Demokratike. Një copë SHQUP-i e kemi në garë një copë në rrugë”, tha ai.
Fraksion.com