‘Bindja Demokratike’ e Patozit bëhet me deputetin e saj të parë në Kuvend
Në Kuvendin e Shqipërisë sot janë betuar shtatë deputetë të rinj, që janë kryetari i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Rroshi, Nikolin Staka nga listat e PD-së në Shkodër, Zef Shtjefni kryetar i Partisë “Ora e Shqipërisë” po nga listat e qarkut të kryeqendrës së veriut.
Gjithashtu janë betuar edhe Eugen Bojaxhi, Andi Përmeti nga listat e PD-së, i cili është edhe themelues i partisë më të re ‘Bindja Demokratike’, Fatjona Koço dhe Erjon Piciri, i cili ka qenë kandidat për kryetar të PD-së.
Me betimin e shtatë emrave të fundit, numri i deputetëve të betuar në Kuvend shkon në 109, ndërsa dy të tjerë pritet që të marrin mandatin, pasi kanë dorëzuar dokumentacionin në KQZ.
Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë
PS+79 mandate (Me 3 PDIU, Tom Doshi dhe Robert Bitri)
Tre nuk u dogjën që në fillim:
1. Lefter Koka
2. Myslim Murrizi
3. Rudina Hajdari
Janë betuar:
1. Ylli Shehu
2. Aurora Mara
3. Enver Roshi
4. Edmond Rrushi
5. Ediola Braha
6. Edlira Hyseni
7. Elda Hoti
8. Ralf Gjoni
9. Nimet Musaj
10. Enada Kociraj
11. Amra Borova
12. Lefter Maliqi
13. Alban Zeneli
14. Ligoraq Karamelo
15. Majlinda Halilaj
16. Arben Elezi
17. Adriatik Alimadhi
18. Korab Lita
19. Halit Jakimi
20. Arlind Çarçani
U betuan sot;
1. Eugen Bojaxhi LSI Berat
2. Andi Përmeti PD Korçë
3. Fatjona Koço PD Gjirokastër
4. Erjon Piciri PD Tiranë
5. Artur Rroshi nga PD Tiranë
6. Nikolin Staka nga PD Shkodër
7. Zef Shtjefni nga PD Shkodër
Fraksion.com