Sulltanati i Bruneit mbron dënimin me vdekje për homoseksualët
Pasi Parlamenti Europian ka bërë fjalë për sanksione të forta kundër Sulltanatit të Bruneit, vjen reagimi i Sulltanatit përmes një letre drejtuar deputetëve të Parlamentit Europian.
Në fillim të muajit Sulltanati vendosi dënime të ashpra edhe për vjedhjen. Hajdutët duhet të llogarisin me prerjen e dorës apo këmbëve në sulltanat. Bazë për këto dënime merret Sharia, që në një kuptim të gjerë rregullon jetën fetare dhe ligjore të fesë islame.
Cloonye: Bojkotoni hotelin e sulltanit
Në letër Sulltanati shkruan, se kritika ndërkombëtare bazohet në një keqkuptim. “Kriminalizimi i shkeljes martesore dhe imoralitetit synon të garantojë paprekshmërinë e familjes dhe martesës mes myslimanëve.”
Parlamenti Europian kishte bërë thirrje javën e kaluar për të shqyrtuar mundësinë e sanksioneve kundër Sulltanatit, ngrirjen e pasurive, mosdhënien e vizave dhe një listë të zezë të hoteleve. Edhe aktori i njohur, George Cloonye kishte bërë thirrje për bojkotimin e hoteleve që i përkasin Sulltanit të Bruneit. Në Sulltanat jetojnë rreth 420.000 banorë të besimit mysliman. Prej kohësh forcat konservatore islamike kanë fituar terren. Deri tani homoseksualët dënoheshin me deri në 10 vite burg.
Fraksion.com