Grabitja në Rinas, arrest me burg për 3 të arrestuarit e tjerë
Gjykata për Krime të Rënda këtë të mërkurë ka dhënë masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas në 9 prill.
Para trupit gjykujes kanë dalë Renaldo Sula, 25 vjeç, Saimir Çela, 28 vjeç, të dy banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.
Mësohet se të arrestuarit kanë mohuar se kanë lidhje me grabitjen. Prokuroria për të tre të arrestuarit ka kërkuar masën arrest me burg.
Ndërkohë një ditë më parë është dhënë masa e sigurisë për Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë.
Gjykata dha masën arrest me burg për Bengasin, ndërsa pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke thënë se ka qenë punëtor në servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’.
Në fjalën e tij ai ka pohuar para hetuesve se kishte 6 muaj që punonte aty duke dhënë edhe detaje të rëndësishme për personat që kanë kërkuar këtë modifikim të mjetit të përdorur në grabitje.
Bengasit i ëshë afruar statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.
Në lidhje me ngjarjen policia ka shapllur në kërkim disa pesona mes të cilëve ish-punonjësin e policisë Mariglen Hoxha, që dyshohet se ka informuar autorët për oraret e lëvizjes së parave.
Sipas policisë, në furgonin që u përdor nga autorët për të marrë paratë nga avioni i “Austrian Airlines” janë gjetur dhe sekuestruar prova të mjaftueshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Fraksion.com