AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Investimet në Dibrën e rilindur

Kryeministri Edi Rama ka sjellë sot pamje nga transformimet në Dibër, ku investimet në kuadër të Rilindjes Urbane kanë transformuar Dibrën duke prekur çdo skaj të kësaj bashkie dhe duke përmirësuar jetën e banorëve.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Dibrës së rilindur, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Investimet në bashkinë e Dibrës janë shpërndarë në të gjitha njësitë administrative, si në infrastrukturë rrugore në shëndetësi, arsim dhe rikualifikimin e zonave urbane.

Rilindja Urbane në bashkinë Dibër fillon me bulevardin kryesor të qytetit me një gjatësi 0.6 km dhe me një shtresë plakë dekorative mbi 15000 m2. Projekti i Rilindjes Urbane ka sjellë transformimin e bulevardit në një zonë ekonomike dhe sociale për banorët dhe vizitorët.

Po ashtu, Unaza e Madhe e qytetit, 3.5 km një financim nga qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, është një investim që shmangë qarkullimin brenda qytetit të mjeteve të tonazhit të rëndë.

Rruga Kastriot-Arras me gjatësi prej 6 km, një financim nga qeveria shqiptare nëpërmjet FSHZH-së, përgjysmon distancën fizike dhe kohore mes banorëve të 20 fshatrave të njësinë administrative Arras, njësia administrative Fushë-Çidhën dhe Peshkopisë. Rruga gjithashtu vlen edhe për qarkullimin e mjeteve drejt Parkut Kombëtar të Lurës dhe Muzeut të Skënderbeut në Sinë.

Po ashtu, është financuar Unaza e vogël, një financim nga qeveria shqiptare me gjatësi 1.7 km.

Një tjetër investim është gjimnazi i Maqellarës projekt i financuar nga qeveria në Njësinë Administrative me të madhe të Bashkisë Dibër. Së shpejti nis rikualifikimi urban i zonës për rreth gjimnazit dhe qendrës së Maqellarës.

Nga investimet e bashkisë janë po ashtu transformimi i lagjes “Aksioni”, 2.35 km; transformimi i lagjes Dobrovë 0.6 km; në fshatin Dovolan, Njësia Administrative Maqellarë 1.5 km; në fshatin Mahtarë Njësia Administrative Maqellarë 1.5 km; rruga në fshatin Borovjan dhe Deshaj Njësia Administrative Kastriot; në fshati Stravec Njësia Administrative Tomin 1.5 km; në fshatin Pollozhan në Çetush Njësia Administrative Tomin, 2.3 km; rruga në fshatin katund i Vogël (Ubok) Njësia Administrative Maqellarë.

Të tjera investime janë kryer në fshatin Herbel, Maqellarë 0.7 km; fshati Pilaf Njësia Administrative Tomin, 1.5 km; dhe në fshatin Grezhdan Njësia Administrative Maqellar 0.7 km.

Po ashtu janë ndërtuar pritat përgjatë lumit Drin duke shmangur erozionin afër vendbanimeve, një financim i bashkisë Dibër.

Për sa i takon investimeve në shëndetësi është financuar rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Njësinë Administrative Kastriot, si dhe qendra shëndetësore në Njësinë Administrative Maqellarë.

Lidhur me investimet në kulturë është rikonstruktuar muzeu i Kastriotëve në Sinë, vendlindja e Skënderbeut.

 

Fraksion.com