Pas krijimit të Bindjes Demokratike, Rudina Hajdari mbledh grupin
Rudina Hajdari mbledh grupin parlamentar në kryesi.
Me sa duket, të dy palët nuk kanë rënë dakord për partinë e re, gjë që ngjalli dyshime deri në momentin që Patozi u drejtua për regjistrimin e partisë.
Kujtojmë që Patozi e kishte mbështetur vazhdimisht Hajdarin për mosdjegien e mandatit. Madje, ai e uroi për marrjen e saj të detyrë si drejtuese e grupit Parlamentar.
“Opozitë të fortë dhe denoncim të qeverisë së korruptuar, në mbrojtje të interesit publik. Përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në parlament dhe përgatitje e alternativës së re për qytetarët shqiptarë”, shkruante Patozi.
Prej kohësh Patozi kishte lajmëruar lëvizjet e veta, por që askush nuk e kishte konsieruar si figurë qendrore. Që pas largimit nga PD, ai kishte kërkuar largimin e Bashës dhe zëvendësimin e tij. Të njëjtën kërkesë e kishte përsëritur së fundi, ku e akuzoi hapur Bashën për djegien e mandateve. Sipas tij, një lider i ri, do ta nzirrte partinë nga rrënimi i plotë. Duke qenë se nuk gjeti mbështetjen e duhur brenda demokratëve të Bashës, u detyrua të krijojë një alternativë të re për shqiptarët, siç e quan ai.
Fraksion.com