OSBE: Zgjedhjet do mbahen më 30 qershor!
Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt tha se ndryshimi i datës së zgjedhjeve është një proces i ndërlikuar. Në një prononcim për gazetarët ai u shpreh se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi, por nuk sjellë të mira.
“Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar. Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve”, tha Bernd Borchardt.
Kreu i prezencës së OSBE tha se inkurajon palët që të gjejnë një zgjidhje.
“Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë. Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit”, deklaroi Borchardt.
Fraksion.com