AktualitetTë fundit

Meta thirrje të rinjve: Lërini kafenetë; Rikthehuni tek libri dhe leximi

Presidenti i vendit, Ilir Meta në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale ka apeluar fort tek të rinjtë, ndërsa shprehet se është e trishtueshme kur sheh se bibliotekat janë të boshatisura dhe kafenetë të mbushura me të rinj.

Kreu i Shtetit thekson se  është koha që të rinjtë të orientohen fuqishëm tek leximi për të dëshmuar se libri është miku më i mirë dhe dashuria më e madhe e të gjitha kohërave.

Postimi i Presidentit Meta:

Libri është jo vetëm miku më i mirë, por edhe dashuri e madhe e të gjitha kohërave. Është e trishtueshme të shohësh sot biblioteka bosh dhe kafene të mbushura plot me të rinj, por asnjëherë nuk është vonë t’i orientojmë ata drejt librit dhe t’u kujtojmë se vetëm dija mund të pasurojë dhe të ndryshojë jetët e tyre.

Rikthehuni fuqishëm tek libri dhe leximi, për plotësimin e dijeve dhe ëndrrave tuaja, është ky apeli im për të gjithë të rinjtë e të rejat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të Drejtave Autoriale.📚🇦🇱

 

Fraksion.com