AktualitetPolitikëTë fundit

LSI-së i vazhdojnë rrjedhjet; Një tjetër kandidat kërkon mandatin

Një tjetër kandidat nga radhët e LSI ka kërkuar mandatin e deputetit.

Bëhet fjalë për Klajdi Qama, kandidat i LSI në Berat.

Ai ka dorëzuar në KQZ formularin.

Qama pritet të marrë mandatin nga KQZ, për t’u betuar më pas në seancën e radhës plenare.

Bashkë me të shkon në 110 numri i deputetëve, ndër të cilët 79 nga mazhoranca, 14 nga LSI dhe 17 nga PD.

Fraksion.com