AktualitetRajoniTë fundit

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Kandidati shqiptar shkatërron shanset e 2 rivalëve kryesorë

Kandidati shqiptar Blerim Reka ka marrë të paktën 10 për qind të votave në zgjedhjet e sotme presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Kjo ka bërë që dy rivalët kryesorë, Pendarovski i mbështetur nga kryeministri Zoran Zaev dhe Davkova e opozitës të shkojnë drejt balotazhit, pasi kanë numër gati të barabartë votash.

Sipas rezultateve të publikuara në faqen e KSHZ-së prej 96.92 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,69 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,57 për qind, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 10,40 për qind.

E shprehur në vota të fituara, deri tani nga  votat e numëruara për Pendarovskin votuan 314,123 qytetarë, për Siljanovskën 313.210, ndërsa për Rekën 76.516 qytetarë.

Jehona në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale deri në orën 18:30 ka qenë thuajse 42 për qind nga 91,54 për qind e vendvotimeve ose në votime kanë dalë rreth 740 mijë qytetarë.

REZULTATET LIVE