AktualitetTë fundit

Shkatërrohet me eksploziv pallati 5-katësh në Poliçan – VIDEO

Shkatërrohet me shpërthim një pallat 5-katësh që ndodhej në afërsi të Kombinatit Mekanik në Poliçan.

Për shpërthimin u përdor një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive, tritol.

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa është shprehur se, pallati duhet të asgjësohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes.

Sipas Çipës, për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike.

 

Fraksion.com