AktualitetPolitikëTë fundit

Rudina Hajdari merr “frenat” e PD-së; Zbulohet politikani që takoi para se të merrte drejtimin e grupit (FOTO)

Në seancën e djeshme plenare, deputetja Rudina Hajdari mori drejtimin e grupit parlamentar demokrat dhe deklaroi se opozita e re do të përgatitet për të shpalosur një alternativë të re në 30 qershor.

Mirëpo, pas këtij vendimi të Hajdarit, ka reaguar Astrit Patozi. Ish-kreu i grupit të PD-së ka uruar atë për detyrën e re dhe e këshillon që të përgatitet për një përfaqësim dinjitoz të zgjedhësve në Parlament, por edhe të bëhet gati si alternativa e re për qytetarët shqiptarë.

Duket se ky urim nuk ka qenë një rastësi, pasi mediat ka siguruar një foto të takimit që Hajdari dhe Patozi kanë zhvilluar dy ditë më parë, pra një ditë para se të merrte zyrtarisht drejtimin e grupit demokrat në Kuvend, shkruan gazeta Shqip.

Nuk dihet ende se çfarë është diskutuar, por referuar aktualitetit politik, mendohet që tema të pashmangshme kanë qenë programi i opozitës së re në Kuvend, por edhe zgjedhjet.

 

Fraksion.com