Pse bota ka disa opozita, por në Shqipëri është “tokë e xanun” nga Berisha?
Nga Kreshnik Spahiu
Dje kisha një bisedë telefonike me “Leon”, një jurist 24 vjeçar anëtarë i Partisë Demokratike.
Ishte shumë i gëzuar sepse kishte gjetur punë dhe më njoftoi që do hiqte dorë nga masteri në Berlin.
E pyeta: Çfarë pune gjete o “Leo”?
Më tha: “Kreshnik kam filluar punë në zyrat e PD. Më paguajnë 340 Euro në të zezë pa letra, mua dhe 120 të rinjve nga FRPD në zyrën e blogjeve”
Ç’është kjo zyrë? -i thashë
Po ja mo Kreshnik, futemi dhe komentojmë në rrjete sociale me profile fallco, p.sh: Unë- tha: Kam 20 profile fallco me emra femrash ose pleqsh dhe kam si detyrë që gjithë muajin Prill të sulmojmë ose të shajmë Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin dhe çdo tradhëtarë tjetër. Kryesisht ne kemi detyrë të krijojmë opinionin, që këta janë blerë nga PS dhe kanë marrë lekët nga Taulant Balla!
Nejse, e urova “Leon” për punën e re dhe nuk u habita sepse Berisha kishte 30 vjet që e bënte këtë punë. Fillimisht te Zëri i Popullit kur ishte sekretar i PPSH dhe pastaj me disa gazeta si ajo e Fahri Balliut.
Vetëm teknologjia ka ndryshuar por jo strategjia. Berisha nuk e ka patur kurrë luftën me socialistët por me rivalët dhe alternativat brenda llojit.
Tashmë, lëvizjet e Berishës janë të lexueshme, dhe nëse e njeh sado pak mund ta parashikosh lehtë lëvizjen e tij të rradhës. Taktika e tij është metodë e konsumuar 1 shekull përpara, por në terrenin e izoluar shqiptar ende zë hapësira manipulimi tek 20% e popullsisë:
– Berisha ka privatizuar logon e partisë familjarisht dhe ka prerë të gjitha fidanet apo degët që mund të rriteshin për të shmangur rivalitetin.
– Berisha ka centralizuar suksesin tek vetja, dhe ka emëruar një manekin fiktivisht në krye të partisë që ti faturoj dështimet,
– Berisha mekanizmin autoritar dhe varrosjen e demokracisë e ka nënshkruar gjithmonë me kundërshtarët dhe asnjëherë me aleatët. 1- Ai bëri marrveshje me Ramiz Alinë për një pluralizëm fallco. 2- Ai bëri pazar me Fatos Nanon dhe me Ilir Metën. 3- Ai bëri pazar me Ramëm në 2008 por edhe në 2017, e detyroi Bashën të bënin marrveshje me PS kundër Vetingut dhe Shqipërisë duke mos lejuar rregjistrimin e partive opozitare në zgjedhje me qëllim zyrtarizimin e oligopolit PS-PD
– Berisha s’lufton Partinë Socialiste sepse pret ti vijë rradha, jo si alternativa më e mirë, por me variantin si e keqja më e vogël e Shqipërisë
– Ai nuk lejon alternativa të reja opozitare. Madje është agresiv dhe fut frymën: “Kush kritikon Bashën, çon ujë tek mullixhiu Rama”.
– Berisha dhe Basha mund bëjnë marrëveshje me Ramëm por kjo sipas tyre nuk quhet tradhëti. Çdo kush tjetër s’duhet të guxoj as të ulet dhe aq më pak të komunikojë. Varianti: “Bëni çfarë themi ne, por mos bëni si bëjmë ne”
– Berisha lufton më shumë Rudinën 28 vjeçare se Gramoz Ruçin 68 vjeçar, sepse rreziku i vjen nga Rudina dhe jo nga Gramozi.
E gjitha bota ka disa opozita dhe kjo është e shëndetshme për demokracinë. Disa opozita ka Gjermania, Franca, Greqia madje edhe Kosova.
Populli militant e ka të vështirë ta kuptoj që sa më shumë opozita kundër qeverisë, aq më shpejt vjen ndryshimi. Në të kundërt me vetëm me Aleancëm e Qelbēsirave të Berishës rrezikojnë tu thinjen flokët duke ngrënë fara lule-dielli në Bulevard çdo datë 16.
Eh dikush do thotë që edhe ne kemi disa parti opozitare. Po Po kemi, por me një ndryshim: Nëse nuk je në çadrën e Berishës, të nesërmen konsiderohesh armik. Për Berishën nuk quhet armik Edi Rama përkundarzi i është mirnjohës që nuk e arrestoi si çdo ish-kryeministër në Ballkan, por armiku i është çdo kush që tenton të krijojë opozitë të Re sepse ajo është “tokë e xanun” nga Sali Berisha.
Sipas tij, i duhet thjesht të pres, sepse populli do lodhet me Ramën dhe vota “anti-Rama” mund ta rikthejë për herë të 4 në pushtet.
Deri atëherë duhet të mbaj peng opozitën dhe mos të lejoj askënd të hyjë “pa rradhë”. Në të kundërt ai do jetë i pamëshirshëm, brenda dhe jashtë çadrës duhet të ngul shumë thika pas krahve.
Por ai e ka besë-prerjen genetike dhe ju gatuan zakonisht gjellë të ftohtë (ar)miqve të tij.
Në rastin më të mirë do të baltosen si Rudina, në të kundërt do të përfundojnë si Hajdari…
Fraksion.com