Presidenti Macron rritet në sondazhe pas zjarrit në Notre-Dame
Popullariteti i Emmanuel Macron është rritur me tre përqind në prill, pas zjarrit të rënë në Notre-Dame, në Paris.
Ndërhyrja e presidentit francez pas zjarrit është gjykuar në lartësinë e duhur nga gjashtë francez në dhjetë të intervistuar, sipas një sondazhi Bva.
Me 32% të opinioneve në favor, Macron është kthyer në nivelet e shtatorit, përpara krizës së jelekverdhëve.
Por 67% vazhdojnë të kenë një opinion të keq për presidentin francez.
Fraksion.com