Më shumë roje për kufijtë e jashtëm të BE; Dikur
Agjencia europiane për mbrojtjen e kufirit, Frontex, duhet të zgjerohet, por vendet anëtare e frenojnë punën. Reforma e politikës së migracionit mbetet e mundimshme.
Nga Bernd Riegert
Kufij të brendshëm me kufij të jashtëm të mbrojtur
Deputetja konservatore Roberta Metsola theksonte në një raport zytar të parlamentit, që mbrojtja e përbashkët e kufijve të jashtëm e diskutuar dhe vendosur disa herë nga BE, nuk është bërë. “Vetëm nëse kufijtë e jashtëm mbrojen mirë, është e mundshme që të mbahen hapur kufijtë e brendshëm të BE,” tha Roberta Metsola nga Malta. Në kufijtë e brendshëm disa vende anëtare kanë vite që bëjnë kontrolle të papritura, megjithëse kjo duhet të ndodhte vetëm në raste përjashtimi. Parlamenti i kërkoi Komisionit të BE, që të ndryshojë rregullat e ndërhyrjes së kufitarëve të Frontex-it dhe të vendosë më shumë personel. Ligjet përkatëse rregulluese u vendosën me shumicë votash.
Megjitatë problemi është se pjesa më e madhe e 28 vendeve anëtare nuk bashkëpunojnë. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i patën përkrahur planet e bëra në verë të 2018-ës, që të shtojnë brenda tre vjetëve personelin e Frontek-it nga 1500 në 10 mijë vetë dhe që t’i japin më shumë kompetenca duke e kthyer agjencinë në institucion të vërtetë. Por kur muajin e kaluar filloi zbatimi praktik i këtyre planeve, shumë vende anëtare u tërhoqën. Ata as nuk ishin të gatshëm për të dërguar rojet kufitare, as kishin dëshirën t’ia kalonin kontrollin kufitar autoriteteve të BE-së. Për këtë ka kohë që ankohen zyrtarët e BE-së. Njëri prej tyre thotë: “Frontex-i dhe mbrojtja e kufijve nuk janë praktikisht efektiv”.
Shtetet anëtare nuk duan të dorëzojnë kompetencat
Qeveria populiste në Itali kritikoi Komisionin e BE-së, se kërkon që të fusë hundët në çështjet e brendshme të vendeve anëtare. Edhe vene të tjera ishin dakord me këtë kritikë. Ngritja e institucionit që u pa si urgjent gjatë verës, do të shtyhet tani deri në vitin 2027. Edhe vetë Austria dhe Hungaria, që patën kërkuar me ngulm zgjerimin e Frontex-it, kanë filluar tani të lëkunden. Nga ideja, që punonjësit e Fronte-it të vendosen në kufijtë e jashtëm të një vendi anëtar, edhe nëse ai është kundër, u hoq dorë. “Nuk ekziston asnjë mundësi që ministrat e brendshëm të aprovojnë një gjë të tillë,” thuhet nga një zyrtar i BE, që është i informuar për konsultimet.
“Kompetencat i mbeten vendeve anëtare. Kompetencat, pajisja dhe armatimi i rojeve të Frontex-it do të mbetet e kufizuar,” tha deputetja Roberta Metsola. E paqartë është çfarë do të ndodhë me njerëzit që sulmohen në kufi ose në bregdet. “Rregulli për shpërndarjen vazhdon të bllokohet në Këshillin e vendeve anëtare. Kjo është për të ardhur keq,” thotë deputetja europiane. As reforma e të drejtës së azilit dhe i ashtuquajturi “Rregulli i Dublinit”, që përcakton cili shtet anëtar është përgjegjës për migrantin e ardhur, nuk u arrit të bëhej në këtë periudhë legjislative.
Hapa të vegjël përpara
Komisari i BE për migracionin, Dimitris Avramopoulos, beson se ngritja e mbrojtjes kufitare europiane dhe e rojeve bregdetare është duke bërë përparime megjithë kundërshtimet. “Ajo që ne kemi sot, nuk mund të krahasohet me kufijtë e para pesë vjetëve. Pak nga pak ne do ta zgjerojmë mbrojtjen kufitare dhe do t’i arrijmë synimet në vitin 2027. Kjo nuk është shtyrje, por proces i bërë me hapa të ngadalshëm,” tha Avramopoulos. Punonjësit e Frontex-it do të kenë shumë shpejt të drejtën që t’i kthejnë migrantët në kufi, njoftoi Avramopoulos. Kështu do të mund të luftohet “migracioni ilegal”. “Nëse dikush ka dyshime për rëndësinë e Frontex-it, unë do i thosha: Asnjë vend nuk është në gjendje t’i përballojë i vetëm këto kërkesa”.
Pas katër vitesh konsultime dhe përgatitje, Parlamenti Europian i dha këtë javë dritën jeshile kombinimit të të dhënave të ndryshme të azilkërkuesve, hyrjeve dhe daljeve, hetimeve dhe pasaportave të humbura. Punonjësit e kufirit duhet të jenë kështu në gjendje që të dallojnë hyrjet e padrejta. Kjo është një kërkesë e vjetër e bërë nga ekspertët e policisë, kërkesë e cila nuk është plotësuar deri tani. Numri i hyrjeve ilegale në kufirin e BE-së vazhdon të bjerë në krahasim me vitin 2015. Sipas të dhënave të Frontex-it, vitin e kaluar pati 150 mijë hyrje ilegale./DW
Fraksion.com