Kundër Vuçiqit u nisën nga Merdara në Beograd më shumë se 70 autobusë me serbë
Mbi 70 autobus me qytetarë serbë të Kosovës janë nisur sot drejt Beogradit për të marr pjesë në protesën e cila do të organizohet në Serbi.
NewBorn, ka publikuar pamje ku këta autobus shihen duke kaluar nepër pikën kufitare në Merdare për të shkuar në drejtim të Serbisë.
Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar, siç thuhet, sundimin autokratik të Vuçiqit dhe kufizimit të lirisë së mediave.
Protesta e së shtunës u vlerësua të jetë më e madhja në vargun e tubimeve që po organizohet tash e disa muaj kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e presidentit Vuçiq.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar se protesta u zhvillua pa incidente dhe se llogaritet të kenë marrë pjesë rreth 7500 protestues.
Fraksion.com