AktualitetTë fundit

Grabitja në Rinas, identifikohen dy nga autorët

Identifikohen dy nga autorët e super grabitjes së 5.7 milionë eurove në Rinas.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta pohon se dy autorët janë identifikuar dhe ndodhen brenda territorit, ndërsa po mbahen në survejim dhe në ditët në vijim pritet goditja e plotë e grupit kriminal.

Organizatori i grabitjes Admir Murataj u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit pas grabitjes në momentin që po tentonte të largohej bashkë me grupin. Katër personat e tjerë u larguan bashkë me thasët me euro.

Prokurorët e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese vijon punën itensive për të vendosur para drejtësisë autorët e grabitjes.

 

Fraksion.com