AktualitetTë fundit

Gara për kryeprokuror; Nisin zyrtarisht regjistrimet në KLP

Olsian Çela është zyrtarisht kandidati i parë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, pas regjistrimit të tij këtë të premte pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

KLP-ja e çeli garën për kryeprokuror më 19 mars, ndërsa prokurorët e interesuar kishin 30 ditë kohë për të dorëzuar aplikimet.

Në garën për Prokuror të Përgjithshëm të Shqipërisë pritet të jetë edhe Arta Marku, prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, që do të kërkojë mandatin 7-vjeçar.

Një tjetër kandidat i mundshëm është edhe ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnan Xholi.

 

Fraksion.com