Vendimi i Holandës, ambasadorja franceze: I njëanshëm, s’do ketë ndikim tek KE
Të njëanshëm dhe të pafavorshëm edhe ndaj Europës, e ka cilësuar ambasadorja franceze, Christina Vasac, vendimin e parlamentit të Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Nga Korça, ambasadorja theksoi se nuk mendon që ky vendim do të ndikojë tek KE, për të rikthyer regjimin e vizave për shqiptarët.
“Vendimi i parlamentit holandez është vendim i pafavorshëm edhe ndaj europës. është i njëanshëm, nuk mendojmë se ky vendim do ketë influencë në qëndrimin e KE”, u shpreh ambasadorja Christina Vasac.
Ndërkohë e pyetur për situatën politike në vend, ajo u përgjigj: Një diplomat nuk shprehet për problemet e brendshme të Shqipërisë.
Fraksion.com