Vazhdon fushata zgjedhore: Reka në Tetovë, Siljanovska në Kriva Pallankë, Pendarovski në Gjevgjeli
Dy kandidatët e tjerë të këtyre zgjedhjeve të gjashta presidenciale vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës zgjedhore. Kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova do ta promovojë kandidaturën e saj presidenciale në Kratovë dhe Kriva Pallankë, ndërsa Stevo Pendarovski i cili mbështetet nga LSDM dhe koalicioni do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tribunë e hapur qytetare.
Fushata për raundin e parë të zgjedhjeve është nga fundi, zyrtarisht filloi më 1 prill do të zgjasë deri më datën 19 në mesnatë, me ç’rast pason heshtje zgjedhore prej 24 orëve. Të dielën më 21 prill votuesit do të dalin në vendvotime dhe do të votojnë në raundin e parë të garës presidenciale./Alsat
Fraksion.com