Shkon në 109 numri i deputetëve; KQZ u jep mandatin deputetëve nga PD-LSI
Ditën e sotme kanë dorëzuar në KQZ formularin e vetëdeklarimit edhe tre kandidatë të rinj nga listat e Partisë Demokratike të cilët pranojnë mandatin e deputetit.
Mes tyre, edhe Artur Roshi, kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat.
Pas hyrjes në Kuvend të Adriatik Alimadhit, kryetar i PBK, Roshi bëhet i dyti ligjvënës ballist.
Dorëzuan formularët e dekriminalizimit:
Artur Rroshi nga PD Tiranë (PBKD)
Nikolin Staka nga PD Shkodër
Zef Shtjefni nga PD Shkodër
Bashkë me ta shkon në 109 numri i deputetëve. Ndërkohë që opozita e re bëhet me 30 deputetë nga të cilët 17 të Partisë Demokrate dhe 13 nga LSI.
Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë sot mandatin 4 kandidatëve nga lista e PD dhe LSI të cilët kanë dorëzuar formularin vetëdeklarimit.
Kandidatët që morën mandatin nga KQZ
Floriana Dhimitri nga nga PD Gjirokastër
Andi Përmeti nga PD Korçë
Eugen Bojaxhi nga LSI Berat
Erion Piciri nga PD Tiranë
Ata pritet të betohen në Kuvend në seancën e radhës plenare. Po sot KQZ shpalli të pavlefshëm kandidaturat nga listat e PD dhe LSI për shkak të përfudimit të parakohshëm të mandatit të deputetit.
Fraksion.com