AktualitetPolitikëTë fundit

Rudina Hajdari replikon me Ramën: “E ka karakteristikë që flet gjatë…”

Kryetarja e grupit të pavarur të deputetëve të rinj të PD Rudina Hajdari nga foltorja e Parlamentit e ka cilësuar shumë shqetësues vendimin e Parlamentit Holandez, i cili votoi rikthimin e vizave për shqiptarët.

Hajdari replikoi kryeministrin Edi Rama, teksa tha se nuk duhet të flasë aq shumë në Kuvend dhe nuk duhet t’ia hedhë opozitës jashtë Parlamentit përgjegjësinë për këtë vendim të parlamentit holandez.

Gjithashtu Hajdari kërkoi që të ndryshojë sistemi dhe që zgjedhësit e parlamentit të jenë përfaqësues të qytetarëve dhe jo të partive politike.

“Rama e ka karakteristikë që flet vetëm gjatë dhe nuk na jep shumë mundësinë të flasim, por mendoj se duke folur pak e saktë do bëja një replikë të duhur për një shqetësim që shtroi për vendimin e parlamentit holandez. Dëgjo, e shikoj këtë si një vendim shqetësues, kurse Rama ia hedh përgjegjësinë opozitës jashtë kuvendit se ajo e ka fajin, pra gjen alibinë apo kundërshtarin për të hedhur përgjegjësive për gjithë gabimet mospërmbushjeve të kritereve të qeverisë.Ky vendim mund të ketë ardhur nga partitë  e djathta ekstreme, por ai u miratua nga 108 deputetë të parlamentit dhe kjo është shifër shumë e madhe dhe opozita jashtë kuvendit nuk ka forcë të bindë 108 deputetët atje.

Unë dhe grupi kemi një kerkesë, duam të ndryshojmë sistemin, ju nuk jeni dakord dhe unë e kuptoj hallin tuaj. Rekomandimet e OSBE/ODIHR kanë qenë pjesërisht të plotësuar dhe jo plotësisht ka hapësira aty për përmirësime. Fundin e reformës ta kurorëzojmë me ndryshimin e sistemit. Duam diskutim të hapur publik me gjithë aktorët e tjerë.Unë dhe grupi i PD është dakord që të shqyrtojmë si sistemin maxhoritar të pastër duke kaLuar tek ai proporcional me listat e hapura”, tha ajo.

 

Fraksion.com