AktualitetBota+Të fundit

Përmbyset autobuzi; 29 të vdekur dhe 22 të plagosur në Portugali

Të paktën 29 veta vdiqën, pjesa më e madhe gjermanë, në një aksident ku ishte përfshirë një autobus me turistë në ishullin Madeira të Portugalisë.

Autobusi u përmbys në qytetin bregdetar Canico, tha prefekti i këtij qyteti, Filipe Sousa.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar çfarë ndodhi. Nuk mund të përballoj vuajtjet e këtyre njerëzve”, i tha ai televizionit SIC.

Ai tha se turistët në autobus ishin të gjithë gjermanë, por disa këmbësorë po ashtu mund të jenë goditur prej tij.

Autobusi kishte 55 pasagjerë dhe një udhërrëfyes kur ndodhi aksidenti.

Filipe Sousa, kryebashkiaku i qytetit të afërt të Santa Cruz, tha se 12 burra dhe 17 gra vdiqën në aksident.

Ndërsa 22 të tjerë u plagosën sipas agjencisë kombëtare të lajmeve portugeze Lusa.

Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, i tha televizionit SIC se disa nga viktimat janë nga Madeira, por pjesa më e madhe janë gjermanë.

 

Fraksion.com