OSBE/ ODIHR: 250 vëshgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
OSBE/ODIHR pritet të sjellë në Shqipëri, 250 vëshgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në raportin për nevojën e vëzhgimit të zgjedhjeve, OSBE/ODIHR vlerëson se në Shqipëri mosbesim e polarizim mes partive, situatë e cila mund të ndikojë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
‘Shumica e bashkëbiseduesve të ODIHR nënvizuan një shkallë të lartë të polarizimit dhe mosbesimit midis tyre, partitë politike dhe politizimi i institucioneve të cilat mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e zgjedhjeve. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore njoftuan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe për të pranuar rekomandime e vëzhguesve të OSBE.
Zgjedhjet vendore të 30 qershorit do të zhvillohen pas një vendimi të pashembullt të opozitës në parlament për të hequr dorë nga mandatet e tyre. Më tej, opozita organizoi një seri protestash që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Qeveria i hodhi poshtë këto kërkesa. Përplasjet politike në vend pezulluan reforma të rëndësishme, duke përfshirë edhe ate zgjedhore.”- thuhet në raport.
Fraksion.com