AktualitetPolitikëTë fundit

“Opozita të dialogojë mes vetes dhe me qeverinë; Presim ta shohim në zgjedhje”

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigji Soreca foli për qëndrimin e opozitës parlamentare për pjesëmarrje në zgjedhje lokale.

Soreca deklaroi se duhet që opozita të marrë pjesë në zgjedhje teksa tha se është koha për dialog jo vetëm brenda opozitës por edhe me qeverinë në mënyrë që të ketë pjesëmarrje në zgjedhjet lokale.

“Ne shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Ne kërkojmë që opozita të jetë prezente. Tani është koha për dialog. Opozita duhet të flasë mes vetes dhe me qeverinë në mënyrë që të kemi pjesëmarrje”, tha Soreca.

Soreca foli edhe për besimin e shqiptarëve në institucionet që merren me mbrojtjen e të dhënave personale, dhe e quajti rritjen e numrit të denoncimeve në këtë sektor se një anë pozitive e cila rrit jo vetëm besueshmërinë ndaj komisionerëve që merren me mbrojtjen e të dhënave por ndikon poozitivisht edhe në procesin sundimit të ligjit.

“Jam shumë i nderuar të vizitoj zyrën këtu dhe të bisedoja me të gjithë personelin. Kjo zyrë është shumë e rëndësishme si për vendin tuaj ashtu dhe për qytetarët. Ishte kënqqësi për mua q komisioneti më tha se ankesat që nga viti 2014 janë 10-fushira. Kjo do të thotë se qytetarët e Shqipërisë tashmë janë të ndërgjegjësuar se në rast se e drejta e tyre për mbrojtjen e të dhënave personale shkelet ata kanë të drejtën të ankohen pranë institucioneve. Bësoj që ju e dini se legjislacioni i BE për mbrojtjen e të dhënave personale është një ndër më të mirat. Shohim se Shqipëria po harmonizon legjislacionin e saj me atë të BE.

Ishte kënaqësi që bashkë me komisonerin ne mundëm të binim dakord për projektin e dytë të binjakëzimit të zyrave. Në Tetor të këtij viti në Tiranë do mblidhen komisonerët e mbrojtjes së të dhënave nga e gjithë bota. Mbrojtja e të dhënave është e rëndësishme për shkak se ai në vetvete ndihmon në procesin e sundimit të ligjit. Po ashtu është shumë e rëndësishme që ky legjislacion të jetë i hamoznizuar me atë të BE sepse kështu edhe bashkëpunimi për sigurinë mund të ecë përpara. Prandaj nuk mund ta thkesoj sa duhet rëndësin që ka ky legjsilacion për qytetarët shqiptarë”, tha Soreca./javanews

 

Fraksion.com