AktualitetTë fundit

Gjyqtari i Tiranës, Faqolli, nuk justifikon pasurinë: KPA e shkarkon edhe pse Vetingun e kaloi me sukses

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur shkarkimin nga detyra te gjyqtarit Astrit Faqolli, në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, i cili kaloi me sukses vetingun, por u ankimua nga Komisioneri Publik.

Ne vendimin e sotem, KPA ka theksuar se shkak eshte bere pasuria e pambeshtetur, shkak per te cilen e kishte ankimuar edhe Komisioneri Publik (KP).

Kujtojme se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e konfirmoi ne detyre, por komisioneri Publik e ankimoi vendim per gjyqtarin Astrit Faqolli, duke theksuar ne ate kohe se: “Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ”, thuhet ne njoftim.

ANKIMIMI

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr.47, datë 25.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Astrit Faqolli, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë, kandidat për anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në vlerësimin e Komisionerit Publik, në rastin konkret, konfirmimi në detyrë i subjektit të rivlerësimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bërë në interpretim të gabuar të ligjit dhe të provave të administruara gjatë hetimit administrativ.

Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F i Aneksit të Kushtetutës, referuar neneve 61/3 dhe 63 të ligjit nr.84/2016, mbi të njëjtat prova të administruara nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr.47, datë 25.7.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Astrit Faqolli.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16 të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Problemet qe u konstatuan 

Sipas KP-së, në vendimin e konfirmimit Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe qëndrime jo të sakta, lidhur me kuptimin dhe zbatimin e ligjit. Ankimimi i Komisionerit ka të bëjë vetëm me kriterin e pasurisë, për të cilin pretendon se nuk ka arritur nivelin e besueshëm. Së pari, sipas KP-së Faqolli nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe nuk justifikon burimet e deklaruara.

Si burim të krijimit ka deklaruar një shumë të marrë hua nga kunati, në vlerën e 10 mijë eurove dhe sipas KPsë, kunati nuk ka pasur të ardhura. Gjithashtu, Ballhysa thotë se gjyqtari nuk arrin të mbulojë me të ardhura të ligjshme kursimet e deklaruara. Referuar vendimit të Komisionit, gjyqtari ka deklaruar se kursimi prej 5.000.000 lekësh ka burim kryesor të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes.

Edhe për kursimet e deklaruara në vitet 2004-2005, gjyqtari nuk arrin t’i justifikojë. Me probleme, sipas Komisionerit, rezulton edhe shitja e një makine të deklaruar si burim për këtë pasuri. Në fund, komisioneri Ballhysa u shpreh se Faqolli nuk mbulon me të ardhura të ligjshme blerjen e apartamentit për një shumë totale prej rreth 2.4 milionë lekësh. Së dyti, probleme sipas Ballhysës, janë konstatuar edhe në pasurinë shtëpi 3-katëshe në Librazhd.

Komisioneri tha se gjyqtari ka bërë deklarim të pamjaftueshëm. Po ashtu, të dyja burimet e deklaruara për krijimin e të ardhurave në vlerën prej 2.983,619 lekësh, që kanë shërbyer për fitimin e pronësisë së pasurisë së paluajtshme, nuk mbulohen me të ardhura të ligjshme