Vajzat e showbizzit shqiptar; Ja si i ndryshoi bisturia
Pak kush nga femrat e showbizzit shqiptar ka mbetur pa bërë ndërhyrje kirurgjike në fytyrë. Por, janë disa që kanë shkuar në ekstrem.
Nëse i shikon sot Luana Vjollcën, Flaka Krelanin, Adelina Tahirin, dhe ato më të vjetrat si Albërie Hadërgjonaj, dhe i krahason me ndonjë fotografi të shkrepur në ditët e para të karrierës së tyre, nuk beson se bëhet fjalë për të njëjtin person.
Shumica prej tyre e pranojnë se kanë kryer ndërhyrje kirurgjike, edhe pse disa prej tyre thonë se janë ndërhyrje të lehta.
Por, nëse shikon foto e Flaka Krelanit dhe ato të Luana Vjollcës, shihet se bisturia në fytyrat e tyre ka nderhyre shumë.


