AktualitetPolitikëTë fundit

Kryemadhi për vizat: I vë vulën dështimeve të qeverisë

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se vendimi i parlamentit holandez për rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë është një goditje e rëndë për Shqipërinë dhe se i vë vulën dështimeve të qeverisë.

Në një deklaratë për mediat, pas vendimit të Holandës për rikthimin e regjimit me viza me vendin tonë, ka thënë se kjo është një vulë dështimi e Ramës që e vuri vetë Holanda.

“Krimi është partneri më i ngushtë me qeverinë, të zyrtarëve të lartë që kanë eksportuar edhe në BE, ku Holanda është vetëm një nga vendet, por ky fenomen ka prekur edhe vende të tjerat e BE.  Raporti i DASH e cilëson vendin bazë operacionale të bandave të krimit të organizuar”- tha ajo.

Ajo theksoi se kjo rrezikon të pasohet në një proces zinxhir që pret të reflektohet edhe në vendimin e qershorit për negociatat e vendit tonë me BE.

 

Fraksion.com