Karta e Studentit; Edi Rama shpërndan modelin e parë
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë modelin e parë të kartave të studentit, që është një tjetër angazhim në kuadër të Paktit për Universitetin.
“MIRËMËNGJES , dhe me një tjetër angazhim të Paktit për Universitetin në rrugën e përmbushjes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Bashkia e Tiranës është e para në shkallë vendi që ka gati Kartën e Studentit dhe duke filluar nga muaji maj do të nis shpërndarja.
Me 40 shërbime, Karta e Studentit do të ofrojë një sërë lehtësirash për studentët, duke filluar nga blerjet me çmime më të lira e deri tek disa shërbime nga institucionet.
Nga muaji maj, bashkia e Tiranës do fillojë punën fakultet më fakultet, në të njëjtën mënyrë siç është dhënë karta e identitetit dhe pasaporta në zyrat e “Aleat”.
TRANSPORTI PUBLIK
Tarifa për transportin qytetas – Aboneja e studentit ka vlerën 600 lekë për një muaj
Tarifa për transportin rrethqytetas – Studentët nëpërmjet kartës së studentit do të përfitojnë abonenë e studentit sipas ligjit përkatës.
MUZETË
1. Muzeu Historik Kombëtar
Çmimi standard – 200 lekë.
Për studentët – 60 L.
Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri
2. Shtëpia me Gjethe
Çmimi standard – 700 L.
Për studentët – 210 L.
Adresa: Rruga “Ibrahim Rrugova”, Tirana, Albania
3. Bunk’Art 1
Çmimi standard – 500 L.
Për studentët – 300 L.
Adresa: Rruga “Fadil Deliu” Tirana, Abania
4. Bunk’Art 2
Çmimi standard – 500 L.
Për studentët – 300 L.
Adresa: Rruga “Abdi Toptani”, Tirana, Albania
5. Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij
Çmimi standard – 200 L.
Për studentët – falas
Adresa: Rruga “28 Nëntori”, Tirana, Albania
6. Muzeu Arkeologjik
Çmimi standard – 300L.
Për studentët – 100L
Adresa:Sheshi “Nënë Tereza” Tiranë, Shqipëri
7. Muzeu i Shkencave të Natyrës
Çmimi i biletës 50 L për të gjithë.
Adresa: Rruga “Todi Shkurti”, Tirana, Albania
8. Muzeu i Forcave të Armatosura
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: “Rruga e Dibrës”, Tirana, Albania
9. Muzeu i Bankës së Shqipërisë
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Duhet rezervuar paraprakisht online në web-in e Bankës
për të vizituar muzeun.
Adresa: Sheshi “Skënderbej”, Tiranë, Shqipëri
10. Muzeu Mezuraj
Çmimi standard – 200 L.
Për Studentët – 100 L
Adresa: Rruga e Kavajës, Qendra bisnezit “Sun”, Tirana, Albania
11. Qendra Botërore Bektashiane
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga “Dhimitër Kamarda” nr. 10 Tiranë, Shqipëri
GALERITË
1. Galeria Kombëtare e Arteve
Çmimi standard – 200 L.
Studentët – 100 L.
Adresa: Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tirana, Albania
2. Galeria Fab
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Universiti I Arteve , bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Tirana, Albania.
3. Galeria Zeta
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Abdyl Frasheri , Hekla Center, Nd.8, H.7, P. 31, Ap.4, Tirana, Albania
4. Galeria Kalo
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Ibrahim Rugova , No. 1 Tirana, Albania
5. Gallery 70 Contemporary Art
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: RrugaAbdi Toptani , Tirana Albania
6. Bazament Art Space
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: RrugaPjeter Bogdani 37 Tirana, Albania
7. Cod
Hyrja pa biletëpër të gjithë.
Adresa: Bulevardi“Dëshmorët e Kombit”, Tirana, Albania
7. Art Galeri E.Rira
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Medar Shtylla Street, Tirana, Albania
8. Vivart Gallery
Hyrja pa biletë për të gjithë.
Adresa: Rruga Sami Frashëri (përballë drejtorisë së Policisë), Tiranë, Shqipëri
9. Tulla Culture Center
Adresa: Rruga Hiqmet Delvina, Ndërtesa 4, Hyrja 2. Komuna e Parisit, Tiranë.
10. Tirana Art Lab
Hyrja e lirë
Adresa: Rruga Ymer Kurti, Tiranë
11. IICAS – International Interactive Contemporary Art Space
Adresa: Perlat Rexhepi Street
12. Qendra kulturore kombëtare për fëmijë
Teatri i kukullave
Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora
Çmimi për studentët – 5000L/ora
Adresa: Rruga“Çamëria” Tirana, Albania
TEATRO DHE KINEMA
1. Teatri Kombëtar / ArTurbina
Fundjava çmimi i biletës për të gjithë- 300 L.
Të mërkurë të enjte çmimi për të gjithë 150 L.
Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani
2. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 200 L.
Adresa: Rruga Sermedin Said Toptani
3. Teatri Metropol
Çmimi standard – 500 L.
Studentët – 300 L.
Adresa: “Ded Gjo Luli” street, Tirana, Albania
4. Kinema Millenium
Çmimi standard– 500 L.
Për Studentët – 20% ulje për ata që kanë kartën e studentit.
Adresa: Shëtitorja “Murat Toptani”, Tiranë, Shqipëri
5. Kinema Imperal
Çmimi standard– 500 L.
Studentët – 10% ulje.
Adresa: Bulevardi Bajram Curri,Tiranë, Shqipëri
6. Kinema Cineplexx
Çmimi standard në 2D– 600 L.
Studentët – 450 L.
Çmimi standard në 3D– 750 L.
Studentët – 600 L.
Adresa: Qendra Tregtare TEG
Asetet në varësi të APR- së.
1. Reja
Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.
Për aktivitete edukative (shoqata) – 5000 lekë / ora.
Për aktivitete të zhvilluara nga studentët – falas
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Përballë GKA
2. Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë
Çmimi i biletës për frekuentimin fushave sportive në PMLAT:
Fusha e futbollit – 400 lekë / ora / personi, për orët e natës me ndriçim në fusha me bar.
200 lekë / ora / personi, ditën pa ndriçim në fusha me bar.
Fusha e volejbollit –100 / lekë / ora / personi.
Fusha e basketbollit –100 / lekë / ora / personi.
Studentët (arsimi publik) tarifohen 50%, me detyrimin të paraqesin një dokument vërtetues.
3. Kopshti Zoologjik
(Kopshti Zoologjik sipas Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 105, datë 28.09.2017 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 59, datë 30.12.2015, për “Sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” (i ndryshuar), Pika II.
Çmimi i biletës – 100 L
Adresa: Liqeni i Thatë
SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË
1. Qendra Multifunksionale TEN
Salla e madhe me qera 5000L/ora.
Nëse realizohet në bashkëpunim me qendrën TEN, salla është falas.
Adresa: Rruga Myslym Shyri
2. Bibliotekat e lagjeve
Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësorat për lexim dhe aktivitet falas.
3. Sheshet publike
Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.
Fraksion.com