AktualitetTë fundit

Kakavijë: Bllokohen ilaçe kontrabandë

Janë bllokuar ditën e some në pikën kufitare të Kakavijës një sasi e konsiderueshme ilacesh të dyshuara kontabandë.

Një sasi e konsiderueshme ilacesh të dyshuara kontabandë janë bllokuar ditën e some në pikën kufitare të Kakavijës.

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti V.V, u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

 

Fraksion.com