Gjobitet partia nacionaliste gjermane; Shkeli ligjin e donacioneve
Vëzhguesi parlamentar i Gjermanisë ka urdhëruar që opozita e ekstremit të djathtë, Alternativë për Gjermaninë (AfD) të paguajë një gjobë prej më shumë se 400,000 euro, për shkeljen e rregullave të donacioneve të partisë, tha AfD të martën.
Mediat gjermane kanë raportuar se dy anëtarë të AfD-së kishin financuar fushatat e tyre në dy zgjedhjet shtetërore gjermane në 2016 dhe 2017, pjesërisht me donacionet nga Goal AG, një kompani publike me bazë në Zvicër, e cila nuk është anëtare e BE, shkruan top channel.
Një zëdhënës i Bundestagut, dhomës së ulët të parlamentit të Gjermanisë, nuk ishte menjëherë në dispozicion për komente. Kompania zvicerane gjithashtu nuk dha komente për rastin në fjalë.
Gjoba është pengesa më e fundit për AFD, një parti kundër emigrantëve, bashkë-udhëheqësi i të cilit Alice Weidel tashmë është duke u hetuar nga prokurorët me dyshimin për shkelje të rregullave të dhurimit ndaj partisë.
AfD tha se vendimi për ta gjobitur ishte i motivuar politikisht. Ai tha se dy anëtarët e partisë të akuzuar për marrjen e donacioneve, Joerg Meuthen dhe Guido Reil, po konkurrojnë në zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin e ardhshëm.
Partitë kryesore politike të Gjermanisë refuzojnë të punojnë me AfD-në, e cila u fut në parlamentin kombëtar për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2017.
Fraksion.com