Djegia e katedrales së Notre-Dame: Qeveria shqiptare jep 100 mijë euro
Qeveria shqiptare i është bashkuar vendeve që kanë ofruar mbështetjen e tyre ekonomike për rikonstruksionin e katedrales Notre-Dame në Paris, e cila u përfshi nga zjarri pasditen e kësaj të marte.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është marrë vendim për të dhënë 100 mijë euro, për rikonstruksionin e katedrales.
Vendimi u mor nën drejtimin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, pasi kreu i qeverisë Edi Rama, ndodhet në një vizitë zyrtare në Katar.
Ai u zotua se rindërtimi do të bëhet brenda pesë vitesh dhe se katedralja do të jetë edhe më e bukur.
Fraksion.com