Der Standard: Ideja për korrigjim të kufijve varroset në Berlin më 29 prill
Sipas gazetës prestigjioze austriake, ‘Der Standard’, ideja për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të varroset në Berlin me 29 prill, në takimin që do të mbahet në mes të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, Ana Brnabiqit, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.
Këtë tashmë e pohon edhe një përkrahës i kësaj ideje, këshilltari politik, Ivan Krastev, sipas tij negociatat për diçka të tillë e kanë humbur sensin, dhe nuk do të ketë shkëmbim të territoreve.
“Përshtypja ime është që negociatat e kanë humbur momentumin. Në këtë frymë nuk do të ketë shkëmbim të territoreve”, ka thënë ai, shkruan Der Standard, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë edhe shumë diplomatë të tjerë thonë që qëllimi i këtij takimi në Berlin është për të “varrosur planin për shkëmbim të territoreve”.
Në anën tjetër diplomati austriak, Albert Rohan, thotë se ka pritur që në shekullin 21 shqiptarët do të kapërcejnë të menduarit fisnor e mesjetar, dhe të jetojnë në një shoqëri multietnike.
“ Kjo mne gjasë ka të bëj me faktin se tashmë është një administratë e re në Amerikës, që një ide e tillë është marrë në konsideratë. Nëse plani i Ahtisarit shkatërrohet nga një shkëmbim territoresh, atëherë të gjitha të drejtat e minoriteteve do të vihen në pikëpyetje”, ka thënë Rohan.
Edhe eurodeputeti gjerman, Manuel Sarazzin nga partia e të gjelbërve thotë se kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm.
Sarazzin thotë se ajo që i ndodhi Karaxhqit, mund t’i ndodh secilit politikan që ka etje për territore e shtete etnikisht të pastëra.
“Kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm, vendimi i fundit kundër Radovan Karaxhiqit për krime lufte, më kujton se çfarë u ndodh politikanëve kur kanë synime për shtete ‘etnikisht të pastëra”, ka thënë Sarazzin, shkruan Gazeta Express.
Ai ndër të tjera thotë se një ide e tillë është tallje me të gjitha viktimat e luftës, dhe e rrezikshme për paqen në Evropë.
Fraksion.com