Alarmohen paleontologët: 2.95 mln USD për beben tiranozaur
Një bebe tiranozaur ka dalë në shitje në “eBay” duke i zhytur në dëshpërim paleontologët. Çmimi i vendosur për të është 2.95 milionë dollarë, së bashku me garancinë se bëhet fjalë për një fosil të vërtetë.
Katër vite më vonë, ai do t’ia dorëzonte Muzeut të Historisë së Natyrës në Universitetin e Kansasit, ku “T-Rex”-i qëndronte i ekspozuar deri në momentin kur Detrich mori vendimin e papritur ta nxirrte në shitje.
Analiza e skeletit mund të ndihmojë në zgjidhjen e një debati të madh në paleontologji, nëse tiranozaurët e vegjël nga Amerika e Veriut janë bebe apo duhet të kenë klasifikim të veçantë si “nanotyrannus”.
Hulumtimet e tilla deri tani mund të jenë të panumërta përderisa fosili ka gjasa të përfundojë në një koleksion privat. Shoqata e Paleontologjisë Vertebrore e kritikoi lëvizjen e Detrich, duke shprehur keqardhje të thellë që fosili ishte ekspozuar përpara se mund të studiohej.
“Ky veprim e vendosi atë në vëmendjen e qindra apo mijëra vizitorëve, e potencialisht mund t’i rrisë ndjeshëm vlerën tregtare”, shkruan ata në një letër të hapur, duke shtuar se muzetë rrallëherë e kanë buxhetin për blerjen e kampionëve të shtrenjtë të mbledhur privatisht.
Frakision.com