AktualitetRajoniTë fundit

“Zjarri në Notre Dame, mallkim për Francën që e njohu Kosovën”; Bieber: Raportime të pështira

Historiani dhe analisti i njohura gjerman, Florian Bieber, i ka cilësuar si të pështira raportimet e tabloideve serbe pro-pushtetit, se zjarri në katedralen e famshme të Notre Damit në Francës, ka rënë si pasojë e mallkimit që Franca e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një reagim në twitter, Bieber ka thënë prapa tyre qëndron presidenti i këtij shteti, Aleksander Vuçiq.

“Zëri i Vuçiqit që zbulon se sa i pështirë është edhe një herë”, ka shkruar Bieber, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë një gazetar tjetër nga Holanda, Michael Martens, thotë se nuk ka parë gjë më të pështirë në jetën e tij, se sa këto raportime të tabloideve të Vuçiqit në Serbi.

“Tabloidet pro-qeverisë në Serbi, po e cilësojnë zjarrin në NotreDame si “ndëshkim nga Zoti, pasi që Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ndoshta ka gjëra më të shpifura se tabloidet serbe në botë, por për momentin nuk mund ta gjej ndonjë’, ka shkruar Martens.

Voice of Vucic revealing it’s disgusting self once more https://t.co/EPXzHfsNwu— Florian Bieber (@fbieber) April 15, 2019

 

Fraksion.com