Shuhet plotësisht zjarri në katedralen Notre-Dame
Zjarri që dëmtoi keq katedralen Notre-Dame në Paris u shua plotësisht, bëri të ditur Departamenti për Zjarre i Francës.
Flakët që nisën pasditen e së hënës, rrëzuan çatinë dhe majën e katedrales.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë monumentin, i cili konsiderohet “shpirt i popullit francez”.
Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se do të mbajë një konferencë donatorësh për rindërtimin e katedrales.
Policia tha se shkaku i zjarrit nuk dihet ende, por Departamenti i Zjarreve tha se ai mund të jetë “potencialisht i lidhur” me punët e renovimeve në ndërtesë.
Udhëheqësit botërorë shprehën keqardhje dhe solidaritet me popullin francez.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ndërtesa e shekullit 12 është “simbol i Francës dhe i kulturës sonë evropiane”.
“Është aq e tmerrshme të shihet zjarri masiv në katedralen Notre-Dame”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Fraksion.com