Shkatërrimi i Notre Dame: Miliarderi dhuron shifrën marramendëse për rindërtimin e saj
Njeriu më i pasur i Francës do të dhurojë 200 milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris. Multimiliarderi iu përgjigj thirrjes së bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron për të mbledhur fonde për ringritjen e ndërtesës simbol të historisë së Francës.
por nga ana tjetër edhe burri miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së Notre Dame pasi një zjarr katastrofik shkatërroi kulmin e saj.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.
Ai foli pasi presidenti Emmanuel Macron deklaroi jashtë katedrales gotike se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën.
Ai tha, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’, me fasadat dhe vetëm dy kulla të shpëtuara, ‘orët e ardhshme do të jenë të vështira’.
Vetëm një javë përpara festës së Pashkëve, katedralja me e famshme në botë u përfshi nga flakët.
Ndonëse shkaqet e zjarrit zyrtarisht nuk janë bërë të ditura, të dhënat e para tregojnë se flakët kanë rënë si pasojë e një restaurimi qe kishte nisur ne pjesën e sipërme të ndërtesës.