Rruga e Re e Mëndafshit: A do të jetë Italia një “Kalë Trojë” i Kinës në Evropë?
Nga Sebastian Seibt
Për tronditjen e disave, Italia do të bëhet zyrtarisht vendi i pare i G7-ës, që do të mbështesë programin e diskutueshëm infrastrukturor 1 trilionë dollarësh të Brezit dhe Rrugës të Kinës, teksa udhëheqësi kinez Xi Jinping vizitoi të premten Romën.
A kanë Xhuzepe Konte dhe Marko Polo, më shumë të përbashkëta se sa mund ta prisnit? Dy mijë vjet pasi Rruga e Mëndafshit, siguroi një itinerar fitimprurës nga Venecia në Kinë, kryeministri italian është i vendosur të japë mbështetjen e tij zyrtare për të ashtuquajturën, Rrugë të Re të Mëndfshit.
Megjithatë, Roma do të nënshrkuajë një sërë marrëveshjesh tregtare, që do të bëjnë konkret afrimin diplomatik. Mbështetja e pritshme e Italisë, padyshim që e ka irrituar Uashingtonin, që ka nisur një luftë tregtare me Pekinin.
Shtetet e Bashkuara, e kanë paralajmëruar Romën të mos i japë “legjitimitet projektit të vanitoz infrastrukturor të Kinës”. Por, Italia beson se Rruga e Re e Mëndafshit, mund ta nxjerrë ekonominë e saj nga situata e vështirë, që kur ajo nisi të bjerë në recesion në fund të vitit të kaluar.
Roma shpreson që “mbështetja e saj zyrtare, do t`a bëjë vendin destinacionin kryesor në Evropë, me investimet shumë të lakmuara kineze”, thotë Dufour. Në të vërtetë, shpjegon ai, porti i Triestes do të jetë në një periudhë afatshkurtër, një nga përfituesit kryesorë të këtij afrimi.
“Ai është një port, me një rënie ekonomike për vite me rradhë. Roma mendon se Kina mund ta rigjallërojë atë, ashtu siç bëri me portin e madh grek të Pireut, që ka përjetuar një 5-fishim të aktivitetit të tij, pasi u ble nga Kina”, vëren ekonomisti francez.
Për Pekinin, Italia paraqet një hap të ri në programin ambicioz të investimeve, që synon mbi të gjitha “t’u ofrojë kompanive kineze tregje të huaja, për të kompensuar një ngadalësim të biznesit në Kinë”, thekson Dufur. Si e tillë, Kina është e gatshme të bashkëpunojë me “Leonardo”, një kompani italiane e teknologjisë së lartë, e specializuar në hapësirën ajrore, sigurinë dhe mbrojtjen.
Ndërkohë, Kina mund të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira me Romën, për të mbështetur depërtimin në Itali të kompanisë Huaëei, gjigantin e saj të diskutueshëm të telekomunikimit, për të ndërtuar në Itali 5G, brezin e ardhshëm të teknologjisë së internetit mobil.
Por, ky afrim shkon përtej ekonomisë. Me Evropën që është duke marrë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës në rrafshin politik, kjo është koha e duhur për Pekinin. Më 12 mars, Komisioni Evropian e konsideroi për herë të parë Kinën një “rivale sistemike”.
Deri kohët e fundit, Gjermania e ka parë relativisht me sy të mirë superfuqinë aziatike, por nga ajo kohë Berlini është “zhvendosur në pozitën shumë më të ashpër të Francës”, thotë Dufur. Në këto kushte, mbështetja zyrtare nga Italia, ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës, mund të veprojë si një pengesë për frontin e sapolindur anti-Kinë. Garantimi i një shkalle të vullnetit të mirë, ose të paktën neutralitetit nga Evropa është gjithnjë e më jetik, duke pasur parasysh marrëdhëniet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së, që janë në pikën e tyre më të dobët.
“Është e vërtetë që në rrafshin politik, Italia mund të shndërrohet në një “Kalë Troje” për Kinën në Evropë, pasi investimet kineze, do të nxisnin Romën të përpiqet të dobësojë kërkimin e llogaridhënies ndaj Pekinit, nga ana e fuqive të tjera evropiane”, shprehet Dufur. Ndërkohë, Roma e sheh afrimin me Pekinin si një lëvizje të zgjuar politike për Italinë.
Afrimi me Kinën është një mënyrë, permes së cilës lidershipi euroskeptik i Italisë mund të “të tregojë pavarësinë e vendit, duke ia bërë të qartë BE-së, se Italia nuk varet nga subvencionet e saj”, thotë Dufur.
Kjo është një zgjedhje politike, të cilën eksperti e quan “paradoksale”, duke pasur parasysh faktin se “në terma pak a shumë afatgjata, investimi kinez do të kriojë një varësi të ekonomisë italiane ndaj Pekinit”. Dhe në fund, nuk është e qartë nëse Italia do të arrijë dot të dalë prej saj./France24, Bota.al
Fraksion.com