Kriza politike, OSBE: Po tentojmë me çdo formë që të ketë bisedime
Ambasadori i OSBE, Bern Borchard pas një takimi me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” deklaroi se po nxit opozitën dhe qeverinë për dialog.
“Po tentojmë në çdo forme që të ketë bisedime. Duam që të gjithë faktorët politikë të marrin pjesë në zgjedhje”, deklaroi ai.
Nga Shkodra, ambasadori i OSBE thekson se e ka të pamundur që të parashikojë se çfarë do të ndodhë me situatën politike në Shqipëri.
“Është e pamundur për mua që të shikoj të ardhmen se çfarë mund të ndodh në Shqipëri”, tha ai duke shtuar se “Të gjitha partitë kanë patur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017”.
Fraksion.com