AktualitetPolitikëTë fundit

Jorida Tabaku përballë Veliajt për Tiranën; Ish-deputetja: Presioni po rritet!

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike, e ftuar në “Report TV”  është shprehur se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje lokale pa opozitën, pasi kryeministri Edi Rama do të tërhiqet.

Tabaku i është përgjigjur dhe zërave se ajo do të jetë kandidatja e mundshme e PD për të sfiduar kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputetja demokrate tha se ajo ka një lidhje të veçantë me kryeqytetin, por theksoi se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen.

“Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën në 30 qershor. Shumica do ta zhbëjë këtë datë, pasi presioni po rritet. Nga presioni i protestave dhe qëndresa dhe rritja e arrogancës, Rama do të tërhiqet vetë. Ata nuk e përfaqësojnë PD-në, partitë funksionojnë me struktura

PD nuk po lufton për mbijetesë, por që të bëhet shumicë dhe shumicë është. PD-ja është rritur me 10 pikë nga viti i fundit. Krahas protestave, PD-ja po përgatitet edhe programin qendror për të diskutuar me njerëzit. Ka përfunduar edhe rifreskimi i të gjitha strukturave në bazë dhe e ka bërë më të fortë dhe të gatshme për elektorale. Nëse ka zgjedhje nesër, Partia Demokratike është mazhorancë.

Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.

PD ka shumë kandidatë për Tiranën. Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë. Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët një angazhim i tillë”, deklaroi Tabaku.

 

Fraksion.com