AktualitetKosovaTë fundit

Veseli: Të krijohet Tribunali Ndërkombëtar për krimet serbe

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaroi sot rëndësinë e krijimit të Tribunalit Ndërkombëtar për krimet serbe.

Këto komente, Veseli i bëri pas propozimit të shefit të Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi  për krijimin e një komisioni lidhur me sanksionet e krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovës, gjatë seancës së sotme plenare.

“Tani është përvjetori i masakrave të mëdha, 186 masakra. Që Kuvendi mos të marrë asnjë hap, nuk është e ndershme. Keni parasysh me datën 3 gusht 2015, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka arritur ta bëjë këtë, 102 deputetë kanë votuar, 55 kundër “, tha Veseli.

Ai shtoi se edhe sot po ndodhë mohimi i masakrave nga serbët, dhe kështu do të ndodhë edhe pas pesë viteve.

“Ideja nuk është vetëm të bëjmë rezolutë, ideja është që përmes kësaj rezolute  të bëhen hapat, duhet të shkojë në Këshillin e Europës, Parlamentin Europian ky komision. Duhet të krijohet një Tribunal Ndërkombëtar për krimet serbe dhe kjo duhet gjithsesi, është në nderin dhe dinjitetin e këtij vendi”, tha ai./KosovaPress.

 

Fraksion.com