Life StyleTë fundit

Ngordh në moshën 90-vjeçare një nga breshkat më të rralla në botë

Një nga breshkat më të rralla në botë, ajo e llojit Yangtze, ka ngordhur në Kinë, duke i lënë vetëm edhe tri të tilla në tërë botën.

E njohur edhe me emrin “Rafetus swinhoei”, breshka ngordhi në kopshtin zoologjik të Suzhout, i cili ndodhet në pjesën jugore të Kinës.

Ekspertët kanë bërë përpjekje që këtë gjallesë ta shumojnë në mënyrë artificiale pesë herë më radhë, por dështuan ta bëjnë një gjë të tillë. Ajo ngordhi në moshën 90-vjeçare.

Këto breshka janë specie shumë të rrezikuara nga zhdukja për shkak të zënies së tyre në mënyrë ilegale dhe prishjes së mjedisit jetësor ku ato jetojnë.

Një breshkan i këtij lloji mbahet në kopshtin zoologjik të Kinës dhe dy breshka të tjera jetojnë të lira në natyrën e Vietnamit.

Stafi lokal i kopshtit zoologjik dhe ekspertët ndërkombëtarë janë përpjekur ta bëjnë shumimin artificial të breshkës disa ditë para se ajo të ngordhte. Ata thanë se operacioni nuk kishte ndërlikime dhe se breshka ka qenë mirë me shëndet, por gjendja e saj u rëndua papritmas.

Shkaktari i ngordhjes së breshkës është duke u hetuar. Vezoret e saj do të përdoren për të zhvilluar studime shkencore në të ardhmen për këtë lloj të veçantë të breshkës, shkruan “BBC”.

 

Fraksion.com