AktualitetBota+Të fundit

Ivanka Trump në Afrikë

Vajza e Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump  ka mbërritur në Addis Ababa, kryeqyteti i Etiopisë për takimin e nivelit të lartë mbi përfshirjen dhe fuqizimin e gruas afrikane në aktivitetin ekonomik.

Përveç pjesëmarrjes në takim, vajza e presidentit, e cila shërben edhe si këshilltare e tij, do të takohet edhe me gra që punojnë në përpunimin e kafesë si dhe do të vizitojë një fabrikë tekstilesh që ka si pronare një grua biznesmene.

Në shkurt, Presidenti Donald Trump nënshkroi Memorandumin Presidencial për Sigurinë Kombëtare që mundëson krijimin e Nismës për Begatinë dhe Zhvillimin Global të Gruas. Kjo nismë synon të ndihmojë e mbështesë “50 milionë gra deri në vitin 2025, përmes programeve të qeverisë amerikane dhe partnerëve të saj”.

Analistët në Afrikë janë shprehur se vizita e zonjës Ivanka Trump mund të nxisë reagime negative për shkak të komenteve që ka bërë babai i saj për Afrikën.

 

Fraksion.com