AktualitetBota+Të fundit

Aktivizimi i një mjeti shpërthyes vret 7 fëmijë në Afganistan

Një zyrtar afgan njoftoi se 7 fëmijë kanë vdekur dhe 8 të tjerë janë plagosur pas aktivizimit të një mine në lindje të vendit.

Incidenti ndodhi në rajonin Lagham.

Zëdhënësi rajonal, Assadullah Dawlatzai, bëri të ditur se autoritetet po hetojnë mënyrën sesi fëmijët kanë rënë në kontakt me mjetin shpërthyes.

Ai tha se katër nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë.

Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave tha në vitin 2017 se rreth 150 njerëz çdo muaj u vranë ose u plagosën në Afganistan nga minat dhe të ashtuquajturat mbetje eksploduese të luftës.

Ndërsa shumë mina tokësore kanë mbetur nga pushtimi sovjetik në vitet 1980 dhe lufta civile në vitet 1990, numri i viktimave është shtuar edhe për shkak të aktivizimit të bombave të përdorura nga talibanët.

 

Fraksion.com