Vuçiç, Kosovës: Hiqni taksën që të vazhdojë dialogu!
Aleksandar Vuçiç ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, përsa kohë Prishtina nuk e tërheq taksën.
“Thanë se Vuçiç dhe Bërnabiç do ta njohin Kosovën e pavarur. Unë nuk do të pranoj asgjë atje, apo kudo tjetër… Ndryshe nga ata që heshtën dhe ia mbathën tuneleve për në Bukuresht kur u shpall pavarësia”, deklaroi Vuçiç për një televizion vendas.
Kreu i shtetit serb theksoi se nuk ka pasur presione nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por kujtoi se si kohët e fundit ambasadori gjerman ka përsëritur se dialogu duhet të vazhdojë pa heqjen e taksës.
“Kjo nuk mund të ndodhë, nuk jemi budallenj dhe nuk lejojmë që dikush të na nënvlerësojë”, shtoi ai.
Përpara takimit të Berlinit, retorika politike Beograd-Prishtinë u ashpërsua ndjeshëm e shkas për grindjen u bë Masakra e Reçakut, të cilën Vuçiçi e cilësoi si trillim të shqiptarëve.
Fraksion.com