Opozita nuk i ‘ndahet’ Kuvendit, shkrumbohet një automjet civil
Protestuesit e opozitës, të cilët janë grumbulluar para parlamentit, i kanë vënë flakën një makine që ishte e parkuar në rrugën aty pranë.
Një mjet privat, i parkuar në rrugën aty pranë, mori flakë tërësisht, për shkak të fishekzjarreve të shumta, të hedhura poshtë saj.
Një zjarrfikës shuajti flakët e makinës që po digjet, ndërsa protestuesit druheshin nga ndonjë shpërthim i mjetit, që në fakt ndodhi.
Pak minuta pas shpërthimit të flakëve, një mjet zjarrfikës u afrua te makina që po digjej, por një protestues e sulmoi duke i thyer fenerët ndriçues.
Fraksion.com